Vëllai i efektivit të vrarë në sulmet në veri, Afrim Bunjaku ka folur në një intervistë per mediat e Kosovës në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën të vëllait.
Ai tregoi se lajmin e hidhur e mori mëngjesin e së dielës pas ngjarjes së rëndë e cila u regjistruar në orët e para të 24 shtatorit.
Edhe pse e rëndë vëllai shprehet se janë krenarë dhe se populli po i jep forcë familjes.
“Mëngjesin e së dielës më ka thhirrë djali i axhës, më ka tregu që e kanë plagos shumë, i thasha e kanë vra, tha jo, kur ka ardhë te shpija jem, më ka tregu Shumë rëndë, vështirë. Por, jemi krenarë që kem pasë asi trimi, është krenarë krejt Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi. Populli po na jep fuqi, po na jep forcë,” tha ai.
Po ashtu, vëllai i të ndjerit ka zbuluar edhe një bisedë në korrik, ku i kishte bërë thirrje atij që të ketë kujdes, por heroi i kishte thënë që s’ka kthim pas dhe se do të mbrojë deri në fund tokën e tij.
“Në korrik në pushim t’u pi kafe i kam thënë vëlla ruju se nuk është mirë. Më ka thënë vëlla, s’ka kthim mbrapa, asnjë milimetër të tokës se lëshoj, e kom vendos, është toka jem, kam me i shku deri në fund,” shtoi më tej vëllai.