-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Për Asociacionin, sytë te SHBA-ja

Kryesoret

Topi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të kalonte në fushën e SHBA-së – së paku sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Omani.

E para e shtetit tha në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës se SHBA-ja do të duhej të merrte rol udhëheqës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Këtë rol, tash e dymbëdhjetë vjet, e ka Bashkimi Evropian.

“Mendoj se zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në dhe ta përgatisim draft-statutin e Republikës së Kosovës” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha Osmani më 27 shtator.

As BE-ja, as Ambasada amerikane në Prishtinë nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për ta komentuar këtë deklaratë.

REL-i kërkoi nga Presidenca e Kosovës më shumë sqarime për të, por, ngjashëm, nuk mori përgjigje.

Nga Qeveria e Kosovës thanë se, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, e mirëpresin interesimin dhe përfshirjen në forma të ndryshme të SHBA-së në procesin e dialogut.

“Por, gjithsesi i takon SHBA-së ta përcaktojë nivelin dhe formën e rolit dhe të përfshirjes në këtë proces”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për REL-in.

Sipas disa njohësve të zhvillimeve në Kosovë, propozimi i presidentes Osmani është “i zgjuar”.

Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013 – në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Në vitin 2015, palët janë pajtuar për parimet e tij, por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se një pjesë e madhe e tyre janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës./REL

Analiza e plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit