Më anë të një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vijon kontrollin e saj në terren në zonën e Banjskës që pas ngjarjes së rëndë të së dielës së kaluar ku mbeti i vrarë një efektiv nga disa sulme terroriste serbe.
Po ashtu mësohet se Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme me armë, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake.
“Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.
Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne-Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake,” thuhet në njoftim.