-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet i penduari që tradhtoi shefin: Kurthi, si e vramë “Kinezin” e Aldo Bares në ferra

Kryesoret

Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikon të kryejë një vrasje tjetër. Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë në sy të Laert Haxhiut, sipas të penduarit që u rrëfye, Artan Tafani. Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

Ne kishim rënë në dijeni se Mermali kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qënë i veshur me një bokser jelek. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë.

Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina.

E gjitha ka qënë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pa koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për t’u siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave…”ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani, sipas gazetarit Elton Qyno.

“Iu përgjërua në gjunjë…”! I penduari: Laerti e vrau kushëririn me plumb pas koke

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit