-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi/ PD: Zv/ ministrja e Arsimit mori tenderin miliona lekë pa garë

Kryesoret

Partia Demokratike denoncoi sot se zv/ ministrja e Arsimit Albana Tole ka marrë një tender prej qindra miliona lekësh për kompaninë e saj private pa garë.

Në deklaratën nga selia blu zëdhënësja për anti-korrupsionin Genta Vangjeli shpjegoi manovrat për të përfituar tenderin dhe kërkoi që Tole të japë dorëheqjen.

“Në buletinin nr.60, 3 Korrik 2023 Ministria e Mbrojtjes shpall fitues për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion”, me fond 66.6 milionë lekë bashkimin e operatorëve ku bën pjesë shoqëria “Tirana Due shpk.

Për këtë procedurë bie në sy fakti i paraqitjes së vetëm 1 ofertë, duke krijuar dyshime të arsyeshme se kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në dokumentat e tenderit hartohen në mënyrë të tillë për të paracaktuar fituesin e shpallur.

Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshtim me të paktën nenin 2 dhe 3 të ligjit nr.162/2020 për prokurimin publik, ku parashikohet:

  1. c) nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;

ç) nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë;

Ministria e Mbrojtjes për këtë procedurë shpalli fitues ofertuesin e vetëm me vlerë 64.3 milion leke ose pothuajse 97% e fondit limit.

Informojmë publikun se në zotërim aktiv të aksioneve të kesaj shoqërie rezulton pronare me 15% zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole në këtë detyre prej nëntorit 2021.

A ishte në dijeni të këtij fakti Autoriteti Kontraktor i cili shpalli fituesin për prokurimin e mësipërm?” denoncon PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit