Një 35-vjeçare shqiptare që prej vitesh jetonte në Rodos të Greqisë, ka rënë pre e mashtrimit nga një person i paidentifikuar.
Mediat greke raportojnë se shqiptarja është telefonuar nga dikush i cili i është prezantuar si kontabilist, por përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë 9 mijë euro nga llogaria bankare.
Sipas dëshmisë së 35-vjeçares, personi e ka bindur shqiptaren se i takonte kompensim, por për pagesën duhej të ndiqte një procedurë me të cilën do të merrej ai.
Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare dhe më vonë ajo zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.