-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Novosti”: Të paktën 7 shtete kanë kërkuar sanksione ndaj Beogradit

Kryesoret

Media serbe “Novosti” shkruan se të paktën shtatë shtete të BE-së kanë propozuar sanksione ndaj Serbisë pas sulmit që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës.

Burimet e gazetës serbe nga qarqet diplomatike thonë se vendet balltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, ishin të parat që propozuan sanksione dhe morën përsipër përgatitjen e tyre që më pas do të votohen nga shtetet e BE-së.

Siç shkruan gazeta serbe, tri shtetet baltike janë të irrituara me Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiç pasi po refuzon të vendos sanksione kundër Rusisë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell tha dje se është duke vëzhguar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi.

Borrell s’e përjashton mundësinë e sanksioneve ndaj Serbisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit