Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kanë kaluar mbi dy dekada që kur Sllobodan Millosheviç shkatërroi Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën dhe tani presidenti serb, të cilin Osmani e etiketin si “togerin” e Millosheviç, po përpiqet të zhbëjë gjithçka që është arritur.
Osmani ka thënë se Kosova do të punojë më aleatët dhe nuk do të lejojë që të zhbëhet paqja, liria dhe bashkëjetesa mes komuniteteve.
Presidentja e Kosovës e mbyll mesazhin e saj duke shkruar se liria do të mbizotërojë.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në, paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë,” ka shkruar presidentja Osmani.
Over 2 decades after Milošević ravaged 🇭🇷🇧🇦🇽🇰, his lieutenant Vučić is now trying to undo everything we’ve achieved together w/🇺🇸🇪🇺: peace, freedom & coexistence among different communities. We’ll work with our allies &won’t let these achievements be undone. Freedom will prevail!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 30, 2023