-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vajza po bërtiste, por ishte vonë…”! Dëshmia e re për tragjedinë shqiptare në Greqi

Kryesoret

Komuniteti në Messoloni të Greqisë u trondit nga aksidenti i tmerrshëm që i mori jetën gruas shqiptare që ishte duke punuar në një biznes, teksa po pastronte një makineri mishi.

Makineria i mori jetën në sytë e vajzës që ishte pak metra më tutje, por që nuk mundi ta shpëtonte. Pronari i biznesit është arrestuar.

Gruaja shkoi për të pastruar makinën e prerjes së mishit dhe dyshohet se fillimisht iu ngatërruan flokët dhe më pas makina e tërhoqi duke i shkaktuar vdekjen e tmerrshme para syve të së bijës” shkruajnë mediat greke.

Sipas ERT, vajza 17-vjeçare e 50-vjeçares kërkoi ndihmë, por e ëma kishte ndërruar jetë.

Siç tha një person për ERT, “vajza e saj doli dhe thërriste për ndihmë. Disa persona hynë në dyqan, panë se nuk mund të bënin asgjë për të ndihmuar. E kanë çuar në spital, por fatkeqësisht dëmi është bërë”.

Babai i të arrestuarit dhe motra e tij shprehin dhimbjen. “Nuk dimë ende asgjë se si mund të ketë ndodhur. Sa keq për gruan. Do të doja të mos ndodhte”, tha për protothema.gr motra e pronarit ku vdiq gruaja shqiptare.

“Vajza vrapoi drejt nënës”! Kjo është gruaja shqiptare që e copëtoi makineria e mishit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit