-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj për sulmin në Ankara: Solidaritet me popullin dhe qeverinë turke

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave pas sulmit të sotëm pranë parlamentit në Ankara, ku u plagosën dy policë dhe u vranë dy sulmuesit.

Begaj thotë se akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.

“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.

Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.

Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne,” deklaron Begaj.

Sulm me bombë pranë parlamentit në Ankara, 4 të vdekur

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit