-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gurë në drejtim të shtëpisë së shqiptarëve, Nevzad Lutfiu denoncon rastin: Kam njoftuar OSBE-në

Kryesoret

Pak minuta më parë për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Nevzad Lutfiu ka ndarë një denoncim ku ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme shtëpia e familjes Muharremi nga Medvegja është sulmuar me gurë.

Luftiu shkruan se në lidhje me këtë ngjarje ka folur dy herë me të dhunuarit dhe ka shprehur shqetësimin e familjes Muharremi në lidhje me aktin e rëndë.

Ai gjithashtu shtoi se ka njoftuar ambasadën e Shqipërisë më Beograd dhe përfaqësues të OSBE-së.

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtaret e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera.

Pjestarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje,” shkruan në Facebook Lutfiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit