-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti ndan pamjet nga stërvitjet e agresorëve: Sulmet gëzonin mbështetjen e Serbisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në “X” ka publikuar  foto dhe video të momentit të trajnimi të agresorëve serbë disa ditë para sulmit të 24 shtatorit në veri të vendit.

Kurti shkruan terroristët që kryen sulmet në janë trajnuar në një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkruan Kurti.

Ditën e sotme këto pamje i ka publikuar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili dha detaje të reja në lidhje me sulmin e regjistruar ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Sveçla së bashku me drejtorin e policisë u shprehën se ditën e sotme është bërë një arrestim tjetër i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit.

Gjithashtu deri më sot bëhej me dije për 30 agresorë ndërsa Sveçla u shpreh se bëhej fjalë për më shumë se 90 terroristë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit