-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laert Haxhiu donte të vriste, Dumani kërkon të merret në mbrojtje prokurorja e SPAK

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i është drejtuar Policisë së Shtetit me një shkresë ku i kërkon marrjen në mbrojtje të prokurores Doloreza Musabelliu, emri i së cilës u përmend nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Laert Haxhiu dhe grupi i tij kishin planifikuar eleminimin fizik të prokurores ose familjarëve të saj për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Tafani ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

”…Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjesthëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ndërsa tashmë vijonte gjyqin për dënimin e Laertit. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po ja bënte gropën. Atij ju fiksua që ta friste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

E kemi ndjekur prokuroren Doloreza Musabelli, për disa kohë me rradhë. I kemi bërë foto asaj, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë tia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte.

Më pas do veprohej për të ekzekutuar prokuroren Musabelli ose ndonjë nga njerëzit e afërm të saj. Laerti kishte siguruar armët dhe gjithçka tjetër…” ka deklaruar bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani.

Trondit i penduari i drejtësisë: Laert Haxhiut iu fiksua të vriste prokuroren e SPAK 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit