-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumb kokës, flet i dashuri i shqiptares së vrarë: Një herë kam debatuar me Alfredin

Kryesoret

Disa ditë më parë u regjistruar një ngjarje e rëndë që tronditi Italinë dhe vendin tonë pasi një 37-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj.

Dyshimet janë se Klodiana Vefa u vra me armë nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa për shkak të xhelozisë.

37-vjeçarja dhe Alfred Vefa ishin ndarë tashmë prej kohësh dhe nga martesa e tyre kishin dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. I dashuri i Klodianës, i  ka folur për hetuesit në lidhje me krimin

52-vjeçari italian ishte shprehur se kishte debatuar me Alfred Vefën pasi Klodiana “e kishte telefonuar atë në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.

Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino.

Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit