-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën vendin, flet zyrtarja e lartë

Kryesoret

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, që shkaktuan përmbytje në qytetin e Nju Jorkut të premten, ishin pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ka të ngjarë të reflektojnë “normalitetin e ri”, tha të shtunën guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul.

“E dimë se ky është rezultat i ndryshimeve klimatike. Për fat të keq këtë duhet ta presim si normalitetin e ri,” tha Hochul në një fjalim.

Rreth 20 centimetra reshje shiu u shënuan në disa pjesë të qytetit më të populluar në SHBA.

Hochul paralajmëroi se përmbytjet paraqesnin “rrezik për jetën” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona si qyteti i Nju Jorkut, “Long Island” dhe rajonin “Hudson Valley”.

Ajo e vlerësoi reagimin e autoriteteve duke nënvizuar të shtunën se nuk ka njoftime për viktima pavarësisht shirave të dendur.

Përmbytjet shkaktuan ndërprerje të mëdha në sistemin e metrosë së Nju Jorkut dhe në shërbimin hekurudhor të udhëtarëve “Metro North”, sipas autoriteteve të transportit.

Disa linja metroje u pezulluan plotësisht dhe shumë stacione u mbyllën. Disa rrugë autobusësh u ngadalësuan, duke bllokuar pasagjeret për orë të tëra.

Zyrtarët paralajmëruan banorët e disa zonave që të shmangin udhëtimin, përjashtuar rastet kur po largoheshin nga zonat e përmbytura.

Hochul tha shtunën se gjendja e jashtëzakonshme, e cila lejon shpërndarjen më të shpejtë të burimeve për përballimin e krizës, do të mbetet në fuqi për gjashtë ditët e ardhshme./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit