-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me bombë pranë parlamentit në Ankara, 4 të vdekur

Kryesoret

Një shpërthim i fortë është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi në kryeqytet është një “sulm terrorist”.

Sipas tyre, një kamikaz ka shpërthyer një mjet në kryeqytetin turk, duke vrarë 2 policë, ndërsa kanë vdekur edhe kamikazi dhe një sulmues tjetër. Mësohet gjithashtu se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.

“Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë kanë humbur jetën gjatë zjarrit. Një tjetër anëtar i yni është plagosur lehtë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet,” tha ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit