Pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili thotë se e dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist.
Gjithashtu ai theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.
“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit,” ka shkruar Stoltenberg.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv mësynë drejt portës kryesore të ndërtesës së ministrisë së Brendshme.
I strongly condemn today’s terrorist attack on the Ministry of Interior in #Ankara, and wish a fast and full recovery for the police officers injured in the line of duty. #NATO stands in solidarity with #Türkiye in the fight against terrorism.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 1, 2023