-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zbuluan nga i penduari! Autorë të shumë vrasjeve, burg 11 të anëtarë të bandës së Laert Haxhiut

Kryesoret

Lihen në burg 11 të arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut të cilët kanë dalë sot para Gjykatës së Elbasanit.

Në sallën e gjyqit ndodheshin 14 persona, teksa asnjë prej të pandehurve nuk ka folur.

Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas operacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe i penduari Artan Tafani.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

“Arrest në burg” për:
1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit