-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“10 milionë lekë gjobë, ose të mbyll biznesin”! SPAK çon në gjyq inspektorin në Tiranë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dosjen në ngarkim të Marvin Mersinit të akuzuar për korrupsion.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, më datë 24.05.2023, Prokuroria e Posaçme është informuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që i pandehuri Marvin Mersini duke qenë me detyrën e Inspektorit pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, duke mos qenë i planizuar që të vente për kontroll tek subjekte të ndryshëm tregtarë, ka vajtur dhe ka ushtruar presion pranë një subjekti tregtar në qytetin e Tiranës, duke pretenduar se nuk kishte licencimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.

Më tej, i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve, ose në të kundërt do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likuidimin e masës administrative.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, më datë 25.05.2023, është finalizuar arrestimi në flagrancë i të pandehurit Marvin Mersini, me detyrë Inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, të cilit në mjetin me të cilin po udhëtonte, ju sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit