-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i Sllovakisë do të largojë Lajçak-un nga dialogu për në qeverinë e tij?

Kryesoret

Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-ruse fitoi të dielën zgjedhjet në Sllovaki. Fico, udhëheqësi, është aleat i ngushtë i Miroslav Lajçak, të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi.

Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, dhe ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçak-ut, raporton The Economist.

Fico mund ta emërojë Lajçak-un në detyrën e tij të vjetër si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, duke e larguar atë nga funksioni i të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).

Ai ishte Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën nga 2007-2009, ndërsa gjithashtu vepronte si Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare atje.

Si një i dërguar personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së negocioi, organizoi dhe mbikëqyrë referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në 2006 në emër të Bashkimit Evropian.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit