-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laert Haxhiu donte të vriste prokuroret/ Balla: Rrini të qetë! Qentë që lehin nuk të hanë

Kryesoret

Pas zbardhjes së planit të Laert Haxhiut për të vrarë dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua një takim për të riorganizuar mënyrën e mbrojtjes së prokurorëve që u rrezikohet jeta nga grupet kriminale. Altin Dumani, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Kreshnik Ajazi dhe Gramoz Sako ishin në takim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kreu i KLP-së, Alfred Balla u shpreh se prokuroret janë marrë në mbrojtje.

Gjatë këtij takimi u prek ky moment i fundit. Prokuroria ka komisionin e mbrojtjes dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar personalisht apo për familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen këtij komisioni. Për Doloreza Musabelliun dhe Merita Selimin u është caktuar mbrojtja. Avokati nuk varet nga ne por ka të drejtë të kërkojë mbrojtje pranë policisë. Mendoj që baza ligjore është e plotë. Kodi Penal i mbron, por vend për përmirësime ka. Një nga bisedat ishte mundësia e përmirësimit” tha ai.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla qetësoi prokurorët që të vazhdojë punën për të goditur krimin pa u shqetësuar, pasi sipas tij “qentë që lehin nuk të hanë”.

Dua të garantoj cdo prokuror dhe gjyqtar që ministria e Brendshme, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e cdo qytetari. Populli ka një shprehje “qentë që lehin nuk të hanë” dhe natyrshëm që falë punës së prokurorisë dhe policisë ne kemi arritur që të thyejmë kasafortën e sekreteve të një bande kriminale dhe në ditët në vijim do të thyejmë edhe të tjera.

Garda do të rrisë masat për të garantuar që këto institucione të bëjnë detyrën e tyre. Rasti në fjalë, ju me të drejtë thoni se duhet të kishim pasur informacion. Në takimet periodike do të ftojmë edhe drejtuesen e SHISH dhe që në komisionin që vlerëson nevojat për sigurinë nuk do të jetë më një përfaqësues i drejtorit apo ministrit, po ministri vetë dhe drejtori në këtë komision për të vlerësuar cdo lloj mase. Cdo prokurori i them, punoni të qetë dhe godisni krimit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit