Departamenti i Shtetit Amerikan së fundi ka reaguar në lidhje me pretendimet se grupi i terroristëve serbë që sulmoi në veri është stërvitur me automjete “Humvee” që SHBA-ja ia dërgoi Ushtrisë serbe.
Për mes një deklarate një zëdhënës nga Departamenti Shtetit është shprehur se çështja është marrë seriozisht si dhe janë duke bërë hetime.
“Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisjet e ofruara nga SHBA-ja kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje,” thuhet në përgjigjen e DASH-it.
Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir për mes një psotimi në llogarinë e tij në “X” ka shkruar se departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë.
Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shumë për të shpjeguar.