-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Radojçiç, Abdixhiku: T’i dorëzohet organeve të drejtësisë së Kosovës

Kryesoret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me arrestimin e organizatorit të sulmit në veri, Milan Radojçiç ku në një përgjigje për Klankosova.tv u shpreh se ai duhet t’i dorëzohet organeve drejtësisë së Kosovës.

“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiç për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i terroristeve të Banjskës.

Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim.

Terroristi Radojiçiç duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë, si pjesë e pashmangshme e bërjes se drejtësisë për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Një vend kandidat për në BE nuk duhet të tolerohet me një politikë të tillë,” u shpreh kreu i LDK-së.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse të Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendencë të tillë.

Për Kosovën, në të njëjtën kohë, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë,” shtoi Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit