-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja rrit përkushtimin për zgjerim në prag të samitit të Granadës

Kryesoret

Bashkimi Evropian (BE) pritet ta rrisë përkushtimin për zgjerimin e bllokut gjatë samitit të kësaj jave në Granada të Spanjës, sipas një drafti të bllokut të parë nga Radio Evropa e Lirë.

BE-ja do t’i zhvillojë dy samite në Granada më 5 dhe 6 tetor, ku liderët evropianë do të bisedojnë për të ardhmen e kontinentit.

Së pari, do të zhvillohet samiti i më shumë se 40 vendeve në kuadër të Bashkësisë Politike Evropiane, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, do të zhvillohet edhe samiti joformal i vendeve anëtare të BE-së.

Samiti do ta ketë edhe të ashtuquajturën “Deklarata e Granadës” të cilën pritet ta miratojnë liderët e BE-së, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e lirë.

Liderët e BE-së do të theksojnë se zgjerimi “është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në kontinent; është proces i cili do ta zvogëlojë pabarazinë mes vendeve dhe do t’i forcojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”.

“Duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati.

Vendet aspiruese duhet ta përshpejtojnë punën e tyre në reforma, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me qasjen e zgjerimit sipas parimit të meritave individuale dhe me asistencë të BE-së.

Paralelisht, unionit i duhet të vendosë themelet për t’u bërë gati për zgjerim. Ne do t’i paraqesim ambiciet tona afatgjate dhe mënyrën se si t’i arrijmë ato”, thuhet në draftin e Deklaratës që liderët e vendeve të BE-së pritet ta miratojnë në Granada./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit