Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në afërsi të njësisë së Dajtit.
Mësohet se 83-vjeçar i cili ishte denoncuar i humbur në polici është gjetur i pajetë.
Sipas njoftimit të policisë viktima është 83-vjeçari me inicialet A. Ç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.