Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e SPAK-ut që djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ish-ministri i Drejtësisë në kohën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Aldo Bumçi dhe 69 zyrtarë, ish-zyrtarë dhe qytetarë të merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fatmir Mediut që dëshmitarë të thirren edhe personalitete të huaja, mes tyre ish-zyrtarë të lartë të Pentagonit, ministra të Jashtëm të Itali dhe Gjermanisë. “Duhet të thirren të gjitha subjektet.
Fatmir Mediu do të pyetet nga gjykata. Por roli politik i ministrit është i kithët dhe nuk ka të bëjë me atë që i atribuohet nga gjykata” tha avokati i tij, Ardian Visha. Ish-ministri Mediu kërkoi 91 dëshmitarë, por shumica e tyre u refuzua.
Lidhur me kërkesën tjetër të avokatit të Mediut për një ri-ekspertim të shkaqeve të shpërthimit, gjykata rezervoi të drejten te shprehet pasi te degjoje te gjitha palet ne nje moment te dyte. Edhe lista e avokatit të viktima me 12 emra u rrëzua.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec.
Lista e dëshmitarëve në gjykatë:
- 1. Feruzan Durdaj
- 2. Zamira Durdaj,
- 3. Afërdita Canga
- 4. Alketa Hazizaj,
- 5. Fejzi Shehu,
- 6. Rigon Durdaj,
- 7. Mimoza Kruja,
- 9. Hekuran Kaca
- 10. Shkëlqim Prini
- 11. Nikolin Hazizaj,
- 12. Mirela Hazizaj,
- 13. Drita Cani,
- 14. Ramazan Alla,
- 15. Uran Deliu,
- 16. Mirela Dvorani,
- 17. Ndue Nikolli
- 18. Adelina Cani,
- 19. Ilir Kranja,
- 20. Veiz Muço,
- 21. Murat Zguri,
- 22. Fejzi Shehu,
- 23. Caje Ciku,
- 24. Arta Prini (Zela),
- 25. Qemal Mema
- 26. Zigur Canaj,
- 27. Julian Pando,
- 28. Petrit Behari,
- 29. Zabit Cuku,
- 30. Sadik Sula,
- 31. Agim Vrana,
- 32. Shaban Brahushi,
- 33. Begator Mane,
- 34. Bujar (Abdullah)Nasufi,
- 36. David Clark Howell
- 37. William Merrit Hart,
- 38. Sidney Tison Macintyre,
- 39. Rodney Spenser Taylor,
- 40. Kol Dedgjonaj,
- 41. Ismet Drenova,
- 42. Ardian Mullahi,
- 43. Plarent Ruka,
- 44. Bardhyl Hoxha,
- 45. Sokrat Papadhima,
- 46. Viktor Përshqefa,
- 47. Anila Lala (Gjergji),
- 48. Liza Maksuti,
- 49. Alma Zili
- 50. Anjola Agolli,
- 51. Aldo Bumci,
- 52. Shkëlzen Berisha
- 53. Ylli Pinari,
- 54. Luan Hoxha
- 55. Armand Tartari
- 56. Ndue Marku,
- 57. Jorgo Mino,
- 58. Fatbardh Kuçi,
- 59. Gëzim Oshafi,
- 60. Denis Hajdari,
- 61. Agim Babameto:
- 62. Shkëlzen Madani,
- 63. Rezart Tërshana,
- 64. Besnik Dauti,
- 65. Dashnor Çaushi,
- 66. Fari Toska,
- 67. Zenun Fero,
- 68. Hilmi Laçaj,
- 69. Sokol Ngjeçi,
- 70. Mihal Delijorgji,
- 71. Dritan Minxolli