Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka “fundosur” akoma më shumë Laert Haxhiun.
Gjatë marrjes në pyetje për herë të dytë nga prokuroria, Tafani ka deklaruar se shefi i grupit ku bënte pjesë, Haxhiu ishte i lidhur edhe me trafikun e kokainës përveç gjashtë vrasjeve, katër në Shqipëri dhe dy në Greqi.
Po sipas Tafanit, Haxhiu ishte i lidhur direkt me klanet nga Amerika Latine dhe kokaina pritej në portin e Pireut në Greqi.
gjithashtu ka theksuar se bashkëpunonin me grupe nga Tepelena, Saranda dhe Elbasani. Laert Haxhiu ndodhet pas hekurave në Greqi.
Dëshmia e fundit/ A po zbulon “spiuni” i Laert Haxhiut vrasjen e 7-të?