-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kë do të vriste në Durrës? Gjykata kyç në burg mikun e “Rrumit të Shijakut”

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Aldi Mustafën, i cili u arrestua tre ditë më parë pasi po lëvizte me armë pa leje në makinë. Aldi Mustafa ishte bashkë me një person tjetër në makinë. Arrestimi i tij është kryer në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të theksuar kriminal. Në 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës.

37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Ai është i njohur si pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, Aleksandër Laho.

Grupi hetimor akoma e ka të paqartë se kush ishte objektivi i tij, pasi ngjarja e ndodhur 6 muaj më parë ka mbetur e pazbardhur akoma. Para hetuesve, Aldi Mustafa ka kyçur gojën dhe nuk ka deklaruar asnjë gjë, duke mbajtur mister për momentin kë donte të vriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit