-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë në debatin e Parlamentin Evropian

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë, në cilësinë e pjesëmarrësit në tryezën e procesit të Berlinit, se pret që siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian.

“Presim që të ndodh ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e  Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale,” ka thënë Kurti.

“Unë besoj që diskutimi si do të zhvillohet në vijim përfshirë edhe atë në Parlamentin Evropian, është siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit dhe në të njëjtën kohë të mos provojmë të vazhdojmë me çfarëdo ideje të status quo-s, që mund e nuk duhet ta ketë ndokush,” deklaroi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit