Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. I plagosur rëndë ka mbetur një burrë rreth të 40-tave i cili udhëtonte me motor së bashku me të bijën e tij.
Dëshmitarë nga vendngjarja thanë për “JOQ” se mjeti që i përplasi drejtohej nga një 18-vjeçar dhe miku i tij të cilët u futën në parakalim të gabuar duke u përplasur me 40-vjeçarin dhe të bijën të cilët udhëtonin me motor.
Drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa e bija 15-vjeçare ka pësuar thyerje.
“Aksidenti ne Durres ne bulevard u shkaktua nga nje makine qe ngitej nga 1 djale i mitur, normal pa patente, dhe qe u fut ne parakalim te gabuar dhe i perplasi gati per vdekje, babe e vajze.
U trembem nga gjithe ajo perplasje dhe nga ulerimat e vajzes se gjore “o babi zgjou o babi “ e shkreta mund te jete 15 vjece dhe babai rreth te 40 vjec. Duhet te interesohet dikush te spiatali sepse vajzes i jane thyer kembet kurse babait pervec thyerjes se kembeve ka dhe prerje ne bark.
Policia rrugore nuk mer masa ketu cdo dite disa vetura ecin me shpejtesi marramendese. Duhet te meren masa urgjentisht” shkruhet ne denoncimin e qytetarit.
View this post on Instagram