Organizatori i sulmit në veri të Kosovës, Milan Radojçiç pas arrestimit që u bë ditën e sotme mësohet se është dërguar në Pallatin e Drejtësisë për t’u marrë në pyetje.
Ministria e Punëve të Brendshme serbe sot më herët njoftoi se Radojçiçit i është hequr liria dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.
Më tej u bë e ditur se janë kontrolle në banesë dhe në lokal.
Seanca ka filluar dhe supozohet se Radojçiç do të merret në pyetje për rrethanat e sulmit të armatosur në Banjskë, ku humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku.
Kujtojmë se Radojçiç të premten përmes avokatit të tij, Goran Petronijeviç mori përgjegjësinë për sulmin në fshatin Banjskë, ndërsa të nesërmen është marrë në pyetje në polici si qytetar.