-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiqën 13 persona, klubi i natës u shkrumbua nga zjarri, duhej të mbyllej në 2022

Kryesoret

Një klub nate në Spanjë, i cili u rrënua nga një zjarr gjatë fundjavës duke i vrarë 13 njerëz, ishte urdhëruar të mbyllje në vitin 2022, njoftuan autoritetet spanjolle të hënën.

Zjarri – i cila u ndez të dielën herët në mëngjes në një ndërtesë ku ishin të vendosura klubet e natës Fonda Milagros dhe Theatre në periferi të Murcias është më vdekjeprurësi në një klub nate në tri dekadat e fundit në Spanjë.

Këshilli i Qytetit i Mucias e kishte urdhëruar në janar 2022 mbylljen e klubeve të natës për shkak se kompania e cila operonte me to kishte licencë vetëm për njërin prej tyre Teatre dhe jo për Fondan, i cili ishte krijuar më vonë, tha nënkryetari i qytetit, Antonio Navarro.

Navarro tha se autoritetet do ta gjejnë kush është përgjegjës, pa shpjeguar pse klubet e natës po punonin pa licencë.

Policia dyshon se zjarri shpërtheu në klubin e natës Fonda dhe pastaj u shpërnda në Teatre dhe në klubin e tretë të natës në ndërtesën e quajtur Golden.

“Të vdekurit ishin të gjithë në një zonë të vogël në klubin Fonda,” tha zëdhënësi i Policisë, Diego Seral, duke shtuar se në atë kohë po mbahej një ditëlindje në atë klub.

Zjarrfikësit duke e luftuar zjarrin në një klub nate në Murcia, Spanjë, 1 tetor 2023.

Të gjithë njerëzit e raportuar të zhdukur janë gjetur, përfshirë tre personat që kishin shkuar në plazh dhe i kishin fikur telefonat mobilë, thanë zyrtarët. Viktimat ishin nga Kolumbia, Ekuadori dhe Nikaragua, si dhe nga Spanja.

Policia tha se tri nga viktimat u identifikuan përmes shenjave të gishtave. Pjesa e mbetur e trupave duhet të identifikohen përmes mostrave të ADN-së./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit