Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vazhdon të përsërisë në media frazat e njohura të tij për aktin terrorist në veri të Kosovës duke ia pasuar të gjithë fajin Prishtinës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Prezantuesi i intervistës së radhës, i vuri në dukje se deri në momentin e ngjarjes në Banjskë, Kurti ishte nën sanksione ndërkombëtare dhe në një lloj izolimi, prandaj nuk u ftua të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Por për këtë ishte në Nju Jork presidentja Vjosa Osmani. Ajo është edhe më keq se Kurti kur është fjala për qëndrimin e saj ndaj serbëve dhe Serbisë. Kurti i tërheq të gjitha fijet, por Osmani është më i rrezikshëm se ai,” iu përgjigj Vuçiç frazës së moderatorit.