-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodh pas shkarkimit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA?

Kryesoret

Me shkarkimin e kryetarit Kevin McCarthy, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara po hyn në një territor të panjohur.

Mocioni për shkarkimin që u ndërmor nga ligjvënësi republikan i së djathtës së skajshme, Matt Gaetz, u miratua të martën me votën e tetë republikanëve dhe të gjithë demokratëve të pranishëm.

Votimi e bëri zotin McCarthy, kryetarin e parë të Dhomës së Përfaqësuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkarkohet, një humbje e hidhur që vjen pas më pak se nëntë muajsh në detyrë.

Zoti McCarthy deklaroi se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe për momentin nuk është e qartë se kush mund ta pasojë atë. Çfarë mund të ndodhë më pas?

KUSH E KRYESON DHOMËN E PËRFAQËSUESVE AKTUALISHT?

Menjëherë pas votimit, ligjvënësi republikan Patrick McHenry, një aleat i ngushtë i zotit McCarthy-t, u emërua si kryetar i përkohshëm i Dhomës.

Megjithëse zoti McHenry mund të shërbejë në këtë rol për një kohë të pacaktuar, ai nuk ka kompetencat e plota të një kryetari të zgjedhur, por vetëm ato që konsiderohen si “të nevojshme dhe të përshtatshme”.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Detyra e parë në rendin e ditës për zotin McHenry do të jetë mbajtja e zgjedhjeve për një kryetar të ri. Deri tani, është e paqartë se cilin do të propozojnë republikanët e Dhomës për postin e kryetarit.

Disa ligjvënës donin të propozonin përsëri zotin McCarthy për postin.

Por zoti McCarthy e bëri të qartë se nuk synonte të kandidonte përsëri për këtë rol./VOA

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit