Rreth 40 minuta pas mesnatës një zjarr shpërtheu në oborrin e kompanisë Drava International në periferi të Osijekut të Kroacisë.
Tymi i zi që u ngrit në qiell është vërejtur me kilometra distancë, kurse mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje e Hercegovinë.
Masa plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri ka bërë të ditur policia kroate. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës.