Policia e Krujës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku ka zbuluar një rast të kultivimit të narkotikëve.
Mësohet se nga operacioni është vënë një 43-vjeçar me inicialet A. H. i cili kishte mbjellë drogë në oborrin e banesës së tij.
Ai gjithashtu kishte përshtatur një magazinë për tharjen e mallit. Nga ky operacion është sekuestruar rreth 4.9 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.