Pas lirimit të organizatorit të sulmit në veri, Milan Radojçiç Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është shprehur se do të apelojë kundër vendimit të gjykatës.
Radojçiç akuzohet për disa krime në lidhje me organizimin e grupit të terroristëve që shkaktoi sulmin në Banjskë.
Gjykata e Lartë në Beograd hodhi poshtë propozimin e prokurorisë për të mbajtur në burg Radoiçiçin dhe e ndaloi atë të largohej nga Serbia.
Lidhur me këtë vendimi, Prokuroria në Beograd tha për agjencinë Beta se me marrjen e vendimit të Gjykatës së Lartë do të bëjnë ankesë.
Atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.