Gjashtë vrasje dhe atentate. Dosja e grupit të Laert Haxhiut i ka kaluar SPAK-ut.
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili po heton dosjen paraditen e sotme ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për të zhvilluar një takim me Altin Dumanin.
Dosja është ende në hetim, pasi shumë nga dëshmitë e të penduarit Artan Tafani po verifikohen edhe për krime të tjera që nuk janë zbardhur.
Kreu i kësaj bande, Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Janinë. Me dëshminë që dha Tafani u zbuluan gjashtë vrasje dhe disa atentate.