Kryeministri, Edi Rama së fundmi ka zhvilluar një intervistë me “Financial Times” ku është shprehur se Kosova është një pikë e nxehtë dhe se me kalimin e viteve është bërë tokë e askujt.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës për mes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo është shprehur se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Rama për deklaratën e dhënë.
Gjithashtu Tahiri shtoi se nga deklarata të cilën e cilësoi skandaloze dhe antikombëtare duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës.
“Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaratën e tij ne Financial Times se Kosova është ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombëtare! Duhet hulumtuar origjina kombëtare e tij,” ka shkruar Tahiri.