-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paradite polic, pasdite truprojë! I rrethuan shefin, si nisi sherri ku qëlloi efektivi

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme “Shqiponja” qëlloi me armë zjarri në Tiranë.

Efektivi është Adrian Meta. Ai dyshohet se pas orarit të punës punonte si truprojë apo shoqërues. Mbrëmjen e të hënës, personi qe ruhej nga efektivi pati një debat me një qytetar.

Ky i fundit thirri disa të njohur të tij dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi në ajër. Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që efektivët e Policisë Shqiponja përfshihen në ngjarje të tilla. 10 ditë më pare, 2 punonjës të kësaj strukture u përfshinë në një tjetër konflikt fizik, me një kolegun e tyre, i cili ushtron detyrën në Policinë e Vlorës.

Sherr, grushte dhe plumba! Ky është polici që qëlloi në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit