-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli kudër luftës në Ukrainë, gazetarja ruse dënohet në mungesë me 8 vite burg

Kryesoret

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, e cila protestoi kundër luftës në Ukrainë gjatë një emisioni televiziv rus, u dënua në mungesë me 8 vjet e gjysmë burg.

Ovsianikova, 45 vjeç, u shpall fajtore për “përhapje të vetëdijshme të informacionit të rremë për Forcat e Armatosura Ruse”, sipas një deklarate të postuar nga gjykata në Telegram. Gazetarja u gjobit për veprime të ngjashme në gusht të vitit 2022.

Në korrik 2022, ajo u arrestua pasi protestoi e vetme pranë Kremlinit, duke mbajtur pankarta që kritikonin ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Në tetor 2022, ndërsa ishte në arrest shtëpiak, ajo u largua nga Rusia me vajzën e saj dhe aktualisht ndodhen në Francë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit