Gjykata e Posaçme dënoi ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe disa prej të akuzuarve për dosjen e inceneratorit të Fierit, por gjithashtu vendosi që po atë ditë të hiqte nga sekuestro kompaninë Integrated Technology Services të Klodian Zotos.
Kështu gjykata ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat dhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK.
“ITS” është kompania që zotërohet nga Klodian Zoto. Kjo kompani është aksionere me 70 për qind në kompaninë ITWS, që ka koncesionin e inceneratorit të Fierit ku qarkulluan milionat e eurove.
Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:
1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;
2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”.