Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga kamerat në vendin e aksidentit me 21 viktima në Mestre, ku autobusi me shpejtësi jo të madhe befas bie nga mbikalimi. Nuk ka shenja frenimi.
Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.
Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit.
Më pas mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.