-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

240 kg kokainë nga Amerika Latine në Gjermani, 3 shqiptarë në pranga

Kryesoret

Autoritet gjermane kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion antidrogë ku u lëshuan 17 urdhër-kontroll në katër shtete federale dhe pesë urdhër-arreste.

Nga ky operacion u arrestuan 9 persona të moshës 26 deri në 41 vjeç. Sipas hetimeve të deritanishme, të dyshuarit janë 3 nga Gjermania, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia, të cilët kishin akses në kontejnerët që mbërrinin ose ruheshin atje si punëtorë doke dhe në këtë kontekst u përfshinë në kontrabandën e kokainës.

Në këtë kuadër, dy javë më parë konfiskoi pothuajse 240 kilogramë kokainë në një kontenier që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte depozituar në portin e zonës O’Sëaldkai (Kleiner Grasbrook).

Gjatë kontrollit të sotëm në 15 adresa banimi, një vend pune dhe një garazh, shërbimet e policisë sekuestruan ndër të tjera rreth 7 mijë euro para të gatshme, celularë dhe dokumente të shkruara.

Pesë personat e arrestuar pritet të dalin para gjykatës gjatë ditës së sotme, i cili do të shpallë urdhër-arrestet e tyre.

“Bashkëpunimi i gjatë, i mirë dhe i ngushtë midis doganave dhe policisë, në grupin e përbashkët të hetimit të drogës është vërtetuar edhe një herë.

Autorët e brendshëm të logjistikës portuale luajnë një rol shumë qëndror në kontrabandën e importeve dhe për këtë arsye janë në fokus të autoriteteve ligjzbatuese. Prandaj ky sukses është një sinjal i rëndësishëm edhe për organizatorët e tregtisë së organizuar ndërkombëtare të drogës,” tha kreu i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, Jan Hieber.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit