-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Elbasanit/ Koka 5.8 vite burg, Mërtiri me Zoton nga 6.8, Bllako i pafajshëm

Kryesoret

Ditën e sotme GJKKO ka marrë vendimin në lidhje me dënimin e të pandehurve në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.

Gjatë seancës së sotme u vendos dënimi me 8 vite e 6 muaj për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 5 vite e 8 muaj.

Më 25 shtator u dha vendimi për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit.

Mësohet se Lefter Kokës i konfiskohen vetëm aksionet e kantinës se pijeve në vlerën e korrupsionit.

Koka u shpall i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.

Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit:

Lefter Koka u dënua me 8 vite dhe 6 muaj por me gjykim te shkurtuar do të vuajë 5 vite dhe 8 muaj

Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj.

Mirel Mertiti u dënua me 10 me vite por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj

Stela Gugallja u dënua me 7 vite por me gjykim të shkurtuar  do të vuajë 4 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako shpallet i pafajshëm

Pellumb Abeshi u dënua me 4 vjet por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj

Bardhyl Cabiri u dënua me 2 vjet burg

Jonida Zeqo u dënua me 4 vjet por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj

Serafin Papa u dënua me 1 vit e 4 muaj burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit