-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-shefi i agjencisë së sigurisë ushtarake serbe: Ka dy versione, si u futi armët Radoiçiçi

Kryesoret

Pas pretendimeve të prokurorisë serbe se organizatori i sulmit terrorist në Kosovë, Milan Radoiçiç ka siguruar armë nga Tuzla ka pasur disa reagime. Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë, Momir Stojanoviç në një intervistë për Nova.rs ka thënë se dyshon në versionin e ngjarjeve të paraqitur nga prokuroria.

Nuk besoj në një mundësi të tillë sepse distanca hapësinore ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës është e madhe, edhe nëse ka kaluar përmes Beogradit, nuk ka mundësi të bëhet pa e ditur shërbimet e sigurisë.

I dyshuari ka te drejte për t’u mbrojtur por unë nuk besoj fare ne kete mundesi, nese e kam gabim dhe nëse është e vërtetë ka vetëm dy mundësi. E para eshte qe do te thote qe sistemi yne i sigurisë ka dështuar plotësisht.

E dyta është që e gjitha është bërë me pëlqimin e vendeve tona dhe autoriteteve të sigurisë. Nuk ka alternativë të tretë”, thotë Stojanoviç dhe shton se sipas tij, ka më shumë gjasa që të jenë armë nga Serbia, të mbetura nga lufta në vitet 1990.

Të gjithë e mbajmë mend kur është shfaqur historia për Brigadën e Veriut? Çfarë është Brigada e Veriut? Kush janë këta? Nuk është e vërtetë që nuk e kemi ditur se disa të rinj në veri të Kosovës organizohen ushtarakisht.

Prandaj mendoj se është shumë më mirë të tregojmë menjëherë gjithçka që dimë për organizimin ushtarak të serbëve në veri të Kosovës, në mënyrë që autoritetet e Kosovës të mos na lëshojnë herë pas here ndonjë filmim”, përfundon Stojanoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit