Gjykata e Selanikut ka marrë ditën e stome vendimin për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarë.
Shqiptarët mësohet se janë arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Selanik.
Mes të arrestuarve janë edhe një çift shqiptarësh burrë dhe grua, Arjan dhe Lutmira Xhafaj përkatësisht 50 dhe 42 vjeç.
Arjan Xhafaj është cilësuar si kreu i grupit ndërsa në vendin tonë rezulton punonjës i zjarrfikëses.
Ai është shprehur para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar çdo pjesëmarrje në ngjarje.
Sa i përket të përfshirëve të tjerë në lidhje me transportin e kokainës mësohet se janë nipa të Xhafaj.
Të arrestuarit e tjerë janë 35-vjeçari Ilirian Baraj, 21-vjeçari Klevis Muskaj si dhe 33-vjeçari Avelino Feimi.
Gjatë deklaratës së tyre ata janë shprehur se drogën t’ia dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhëra”.