Debat dhe akuza të forta në Kuvend. Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka deklaruar që “veriu i Kosovës është toka e askujt”. Replikoi ministrja Elisa Spiropali. Kishte një përgjigje edhe për Lulzim Bashën. “Lulzim të erdhi goja?”!
Ish-kryeministri kërkoi fjalën për të replikuar, por Nikolla ia dha të drejtën Bashës. Kaq mjaftoi që Flamur Noka të niset drejt foltores. Ndërhyn garda me shpejtësi.
“Zonja Spiropali në fakt ke shumë të drejtë, të ka ardhur dita të thuash atë që ke në mendje, kjo nuk bëhet për interesat e shtëpisë sime. Ditën teatër dhe natën kulla, kjo u intereson ju, turp” i tha Basha.
Më pas Nikolla i kërkoi gardës që të largohet për t’i dhënë fjalën Berishës.
LIVE-Akuza e fortë e Bardhit: Basha ka marrë dy kafe në kullat më të shtrenjta të Tiranës