Tifozët e Crvena Zvezdës kanë vijuar edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Young Boysit të Zvicrës, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve që të bëjnë nderime për terroristët serbë të vrarë në Banjskë të Kosovës dhe po ashtu duke hedhur thirrje ekstremiste ndaj shqiptarëve.
Grupi i tifozëve “Delije” shpalosën një fotografi gjigante, ku kujtuan dy nga terroristët,Igor Milenkovic e Bojan Mijailovic, të cilët u vranë pas sulmit në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici hero Afrim Bunjaku.
Krahas emrave të tyre, ata e vendosën fotografinë e madhe të Stefan Nedeljkovicit, po ashtu terrorist i vrarë, i cili ishte tifoz i këtij klubi serb.
Coreography of Delije pic.twitter.com/ea9EK9arof
— Kalabaster (@KalabasterJak) October 4, 2023