Pasditen e sotme Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 8, 6 vjet nga të cilat do të kryejë 5,8 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputeti Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto u dënuan me nga 6.8 vite burg, ndërsa Stela Gugallja me 4.8 vite burg.
Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e kompanisë fituese që e kishte në zotërim këtë incenerator “Albtechenregy”. Gjithashtu u urdhërua dhe konfiskimi i kantinës së pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në pronës të ish-ministrit Koka.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor të 2022 me urdhër të SPAK. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.
Më 25 shtator u dha vendimi për incneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit.
Inceneratori i Elbasanit/ Koka 5.8 vite burg, Mërtiri me Zoton nga 6.8, Bllako i pafajshëm